Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë duhet të vendosë në favor të pavarësisë së Kosovës, ose të tërhiqet plotësisht nga ky proces.

Është ky qëndrimi i Shteteve të Bashkuara, të cilat në argumentet e paraqitura në Hagë mbrojnë legjitimitetin e pavarësisë.

Uashingtoni zyrtar ka vlerësuar gjithashtu se pavarësia ka sjellë përforcimin e stabilitetit në Kosovë dhe në të gjithë rajonin.

“Pavarësia e Kosovës nuk është dicka që kontrollohet nga ligji ndërkombëtar, por është tërësisht një veprim politik, të cilin shtetet e botës vendosin vec e vec nëse duhet ta njohin ose jo”, thuhet në argumentimin e SHBA.

SHBA shtojnë më tej se edhe pretendimet e Beogradit se pas vendimit të GJND-së do të nisin negociata të reja për statusin janë të kota.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta