Zëvendëskryeministri kosovar, Ramë Manaj ka deklaruar se Kosova është e përgatitur për t’u përballur me opinionin e GJND-së mbi legjitimitetin e pavarësisë.

Në një intervistë për mediat lokale, Manaj ka shprehur bindjen e tij se vendimi i gjykatës do të jetë pozitiv, pasi shpallja e pavarësisë u bë në koordinim të plotë me faktorin ndërkombëtar.

“Pavarësia e Kosovës ka legjitimitetin e saj. Ajo është shpallur në koordinim me miqtë dhe faktorin ndërkombëtar dhe këto fakte nuk mund të anashkalohen nga GJND-ja”, ka pohuar Manaj.

Ai ka shtuar më tej se Prishtina zyrtare është e përgatitur për të reaguar edhe ndaj strategjisë së Serbisë për pengimin e njohjeve dhe po ashtu ndaj paralajmërimeve për negociata të reja.

Top Channel