Edicioni i 11 i teatrit “Butrinti 2000” çeli mbrëmë siparin e tij në skenën antike të Butrintit.

Natën e parë debutuan në skenë aktorët e trupës ruse të teatrit shtetëror të Shën Peterburgut nën regjinë e Aleksandër Morfov. “Endrra e një nate vere” është vënë në skenën e Butrintit me mjaft origjinalitet. Shfaqja është përshkruar nga një dinamikë befasuese, shumë humor dhe detaje skenike të gjetura. Trupa ruse u duartrokit gjatë nga publiku ndërsa vetë regjisori Morfov, i emëruar edhe si president nderi i festivalit tha për Top Channel se ishte hera e katërt që debutonte në Butrint. Sipas tij në këtë skenë mund të ndihesh më pranë Zotit.

Drejtuesi i këtij festivali, Alfred Bualoti tha se ky festival do të zbulojë risi të rëndësishme si teatri “Nikol” i Krakovit në Poloni, teatri kombëtar i Bukureshtit bashkë me teatrin e operetës dhe muzikës së Budapestit.

Teatri Kombëtar nga Tirana do të paraqitet me tragjedinë tragjedinë “Elektra” në natën e fundit të festivalit ku pritet të interpretojnë aktorët Luiza Xhuvani dhe Roza Anagnosti.

Megjithë rëndësin e këtij eventi, si një ndër ngjarjet më të rëndësishme kulturore të vitit në Shqipëri i kanë munguar si spektatorë përfaqësues të politikës dhe të artit por edhe personalitete që kanë kontribuar për ecurinë e edicioneve të kaluara të festivalit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA