Kroacia dhe Serbia hapin një faqe të re në historinë e marrëdhënieve mes tyre, duke lënë pas dy dekada lufte të përgjakshme dhe politikë armiqësore.

Presidenti kroat, Ivo Josipoviç ndodhet në Beograd ku u prit me nderime të mëdha nga homologu serb, Boris Tadiç. Presidenti serb kërkoi tërheqjen e akuzave reciproke për genocide dhe aplikimin e një politike të përmbajtur për Kosovën pas mendimin të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Ky është takimi i pestë mes dy presidentëve edhe pse Tadiç nuk ishte i pranishëm në betimin e presidentit kroat pasi atje ishte i pranishëm edhe presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA