Mediat serbe vazhdojnë të thurrin skenare të shumta, që mund të pasojnë mendimin këshilldhënës të GJND-së për statusin e Kosovës.

Sot “Politika” shkruan se në shtator mund të paraqiten dy rezoluta për Kosovën në OKB. Njëra, siç pritet e Serbisë, në të cilën kërkohet fillimi i negociatavave të reja me Kosovën për statusin.

Dhe në anën tjetër do të kishte një rezolutë nga shtetet përkrahëse të pavarësisë së Kosovës (ndoshta edhe vetë Kosova), e me të cilën do të betonohej pavarësia dhe do t’u bëhej thirrje të gjitha shteteve që janë përmbajtur, që ta njohin pavarësinë e Kosovës. Miratimi i secilës rezolutë, sipas gazetës, do të kishte pasoja për Serbinë.

Nëse miratohet rezoluta e përkrahur nga Beogradi, marrëdhëniet me SHBA-vë dhe shteteve kryesore të BE-së do të përkeqësoheshin seriozisht. “E në rast të miratimit të rezolutës së shteteve përkrahëse të Kosovës, njohjet pritet të shtohen”, shkruan agjencia e lajmeve.  

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA