Tusha sjell “Mbrëmje Romane†në Durrës
17/07/2010 21:55
Amfiteatri antik i Durrësit ka kumbuar nga tingujt e muzikës klasike dhe zëri i tenorit Kastriot Tusha, që për më shumë se një ore ka sjellë për publikun veprat më të njohura operistike.
Përgjatë koncertit të titulluar “Mbremje Romane”, në skenën ku këndoi për mbi një orë, Kastriot Tusha mori nga presidenti i Republikës urdhërin “mjeshtër i madh”.
Tenori Tusha solli për publikun kryesisht pjesë nga repertori i kryeveprave të njohura botërore, në një koncert të prezantuar nga një tjetër mjeshtër i madh i skenës, Mirush Kabashi.
Realizimi televiziv i këtij koncerti në amfiteatrin antik të Durrësit u mundësua nga Top Channel.
Top Channel