Një sondazh i organizuar nga Gallup World Poll tregon se qytetarët kosovarë janë populli më i lumtur në Evropën juglindore.

Sipas sondazhit, Kosova renditet në vendin e 54-t në listën e 155 vendeve në të cilat është realizuar dhe anketa e kompanisë prestigjoze.

Në këtë studim Shqipëria renditet e 103-ta, duke treguar kështu se qytetarët e saj nuk janë në nivelin e duhur të lumturisë.

Ndërsa pas Kosovës vjen Sllovenia, në vendin e 58, Kroacia, Mali i Zi, Serbia dhe Maqedonia, respektivisht në vendet 91 dhe 96.

Sipas të njëjtit sondazh, vendi me popullsinë më të lumtur në botë rezulton të jetë Danimarka, ndërsa me popullin më të dëshpëruar shteti afrikan i Togos.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA