Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë zonën Kapandriti në periferi të Athinës. Flakët e zjarrit shkatërruan disa qindra hektarë pyll dhe shkaktuan shume dëme materiale.

Flakët dhe tymi kanë mbuluar një zonë të gjerë dhe janë lehtësisht të dukshme që prej disa kilometrave.

Ndonëse për momentin nuk raportohet djegia e banesave, autoritetet kanë dhënë alarmin.

Në operacionet për shuarjen e flakëve marrin pjesë avionë dhe helikopterë, ndërsa Ministria e Brendshme ka vënë në gatishmëri të gjitha forcat zjarrfikëse të Atikës.

Një lagje e fshatit Makrikori u boshatish nga banorët, ndërsa policia po patrullon zonën. Bashkia e zonës në fjalë ka kërkuar që banorët të jenë të gatshëm për t’u evakuuar prej gjithë zonës nëse do të jetë e nevojshme.

Mbrojtja civile ka njoftuar për rrezik të lartë nga zjarret gjatë këtyre tre ditëve të fundit, për shkak të temperaturave të larta që kanë përfshirë Greqinë gjatë këtyre ditëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA