Dy lëkundje të fuqishme tërmeti kanë tronditur në 24 orët e fundit Greqinë. (UPDATE)

Tërmeti i parë është regjistruar në mbrëmjen e së premtes në oren 21 e 53 minuta,në zonën detare të ishullit Aloniso.

Sipas Institutit Gjeodinamik te Athines ka qene me madhesi prej 5.1 ballesh te shkalles Rihter. Epiqendra e tij ka qene 150 km ne verilindje te Athines ,ndersa kane pasuar edhe lekundje te tjera me te vogla ne oret e nates.
Ky termet eshte ndjere mjaft ne zonat perreth qytetit te Vollosit ,ne shume zona te Greqise qendrore e deri ne Athine.

Ndersa ne oren 5:30 te mengjesit te se shtunes ka pasuar perseri nje goditje e fuqishme termeti  prej 4,4 ballesh te shkalles Rihter me te njejten epiqender,ne zonen detare te ishullit Aloniso.

Sipas Sherbimit te zjarrfikesve ne kete zone nuk ka referime per deme ne njerez apo ne materiale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA