
Festivali i Orkestrave Frymore i zhvillua ne Sarandë për 5 netë me radhë, ka ulur siparin.
Ne te moren pjese rreth 500 artistë nga 21 formacione frymore. Sipas drejtorit artistik të Festivalit, Edmond Doko, risia e këtij eventi ishte prania e 4 formacioneve të rinje dhe karakteri ndërkombëtar që ky event morri këtë vit me praninë e shumë grupeve të huaja.
Eventi sipas tij ka rritur edhe promocionin turistik të Sarandës. Në natën finale ka debutuar formacioni italian “Giuseppe Ferrara” i drejtuar nga dirigjenti Aldo Oliveri. Ngjarja e cila pushtoi shëtitoren kryesore të Sarandës është organizuar prej Klubit Kombëtar të Orkestrave Frymore.
Për herë të parë këtë vit është aplikuar kupa, e cila i ka takuar Formacionit të Shkodrës dhe cmimet e dyta i kanë marrë formacionet e orkestrave frymore të Korcës dhe Beratit.
Top Channel