Pato, 800 mijë euro në vit për ish-bashkëshorten

16/07/2010 10:30

Alexandre Pato duhet t’i dorëzojë aktores braziliane Sthefany Brito një cek vjetor të barabartë me 20 perqind të të ardhurave të tij vjetore.

Në total nga shuma që zotëron aktualisht futbollisti 23-vjecar, ish-bashkëshortes duhet t’i japë në vit rreth 800 mijë euro.

Vendimi është dhënë nga gjykata, ndërsa pritet që futbollisti ta apelojë atë.

Avokatësi mbrojtës i futbollistit e quan vendimin absurd, pasi martesa e ciftit zgjati pak, nga lidhja nuk pati fëmijë dhe Sthefany nuk është një person që ndodhet në vështirësi fizike apo mendore për të mbajtur veten e saj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA