Lëvizja e dublantit nxjerr Pink nga skena

16/07/2010 13:20

Këngëtarja amerikane Pink është dërguar në spital gjatë një koncerti në Gjermani, pas lëvizjes së gabuar të një dubluesi që ndodhej në skenë.

Ylli i muzikës pop u rrëzua nga litarët ku duhej të mbahej në mënyrë që të kalonte sipër turmës dhe u përplas me një barrikadë.

Koncerti në Nuremberg u ndërpre pasi 30-vjecarja u shoqërua për në spital për t’iu nënshtruar kontrolleve mjekësore.

Pak më vonë ajo shkroi në Twitter se nuk kishte asgjë të thyer, asnjë plagë të rëndë dhe se ndihej vetëm pak e pezmatuar.

Gjithashtu, Pink u kërkoi të falur fansave për ndërprerjen e koncertit. “Të gjithë adhuruesve të mi në Nurembergut iu them se më vjen shumë keq që shfaqja u mbyll në atë mënyrë. Jam e turpëruar dhe ndihem shumë keq. Aktualisht jam në ambulancë, por do të bëhem mirë”, është shprehur këngëtarja.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA