Ndonëse organet hetuese të Kroacisë kanë nisur hetimet rreth rastit të rrëzimit te avionit në të cilin po udhëtonte biznesmeni kontrovers serbo-boshnjak, Damir Fazllic, vete biznesmeni ka vazhduar pushimet e tij menjëherë në jahtin “Nina” qe e kishte pritur në zonën e quajtur Boll.

Vendi i ngjarjes është ruajtur deri të premten për shkak të hetimeve të kryera, ndërsa policia kroate ka bërë të ditur për Top Channel se nuk ka qenë e përfshirë në këtë problem pasi nuk ka pasur viktima.  Inspektori i drejtorisë për kontrollin ajror, Dinko Vodanovic, ka bërë shikimin e vendit të ngjarjes tashmë dhe priten rezultatet e para të hetimeve që do të tregojnë mënyrën e aksidentit.

Ngjarja kishte ndodhur kur të enjten avioni në aeroportin “Brachko” në zonën e ishujve kroate kishte marrë flake pasi kishte thyer rrethojat e pistës dhe kishte dale jashtë kontrollit. Fazllic ka qenë i shoqëruar nga avokati beogradas Ivan Zogovic, 52 vjeç. “Biznesmeni që shpesh ka tensionuar skenën politike shqiptare është me origjinë nga Vishegradi dhe shtetas britanik. Ai është bërë i fuqishëm pas kthimit në vendlindjen e tij në Bosnje si këshilltar i kryeministrit të atëhershëm boshnjak, Et’hem Bicakcic”, shkruajnë mediat e rajonit. Ashtu siç është bërë e ditur gazetari dhe piloti i famshëm serb Zoran Modli nga Beogradi, ka qenë duke drejtuar avionin së bashku me pilotin Millosh Stanojevic, ndërsa stjuardesa nga Zemuni, Senka Vukellic 28 vjeçare ka qenë në avion me ta.

Që të tre kanë dhënë deklarata për policinë, ndërsa avioni ka qenë i kompanisë serbe “Princ Aviation”. Mediat në gjuhët serbo-kroate kanë përmendur se Fazllic është i afërt madje edhe këshilltar i kryeministrit Sali Berisha dhe i afërt me të bijën e kryeministrit, ndërkaq ata kanë kujtuar se në Bosnje ka qenë i dyshuar për mashtrime të rënda lidhur me privatizimin e dy fabrikave të duhanit dhe prokuroria e kantonit të Bosnje e Hercegovinës ka pasur dy hetime lidhur me emrin e tij, ndërsa është mbajtur dhe intervistuar lidhur me vrasjen e kryeministrit serb, Zoran  Gjingjic.

Dhe, po ashtu emri i tij është përmendur në lidhje me biznesmenin Hrvoje Petrac nga Zagrebi, i cili ka qenë i dyshuar për organizim të rrëmbimit dhe dëshmitarët e kanë lidhur me krimin e organizuar. Fazllic, siç thuhet, është nipi i Jovica Stanishic, ish udhëheqësit të Shërbimit Sekret Serb në kohën e Sllobodan Milloshevicit.
Vete Fazllic ne nje deklarate permes avokatit, akuzon opoziten shqiptare se po kerkon rrezimin e tij nga froni.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA