Ryan Reynolds dëmtohet në sheshxhirim

15/07/2010 18:30

Aktori hollivudian Ryan Reynolds ka marrë disa ditë pushim pasi u dëmtua gjatë xhirimeve të filmit “The Green Lantern”.

Një burim nga sheshxhirimi tha për “Us Weekly” se aktori ndjeu shumë dhimbje gjatë momentit të incidentit. Edhe pse dëmtimi ka disa ditë që ka ndodhur, lajmi publikohet vetëm sot.

Nuk dihet ende nëse Reynolds do rikthehet shumë shpejt në xhirim por pas rekuperimit të plotë ai do vazhdojë skenat aksion dhe ndoshta këtë herë duhet të tregohet më i kujdesshëm.

Top Channel