Paneli i gjyqtarëve të gjykatës së Prizrenit ka dënuar me 4 vjet burg dhe me gjobë një gjyqtar shqiptar, nën akuzën e marrjes së ryshfetit.

Sipas mediave kosovare, gjyqtari Elez Hoxha është shpallur fajtor pasi gjatë ushtrimit të detyrës në gjykatën e Prishtinës ka pranuar 53 mijë euro dhe një automjet në këmbim të kushtëzimit të dënimeve.

Ryshfeti është dhënë nga shtetasi Vesel Alshiqi, i cili ka kërkuar lirimin ose një dënim më të lehtë për njerëzit e tij, Afrim dhe Besim Alshiqi, të dy të akuzuar për vrasje.

Top Channel