Orlando Bloom bëhet më i zgjuar
15/07/2010 13:40
Aktori Orlando Bloom ka deklaruar se ndihet shumë i gëzuar që mori një diplomë nderi nga Universiteti i Kentit në SHBA.
Ylli 33 vjecar i kinemasë u bashkua me të diplomuarit e tjerë në ceremoninë që u zhvillua në një katedrale të Kenterbëri, që është dhe qyteti i tij i lindjes.
Bashkë me të ishte edhe e fejuara e tij, Modelja Miranda Kerr, prindërit, si dhe motra Samantha.
Me një diplomë të tillë u nderua edhe aktori tjetër David Suchet, i mirënjohur për rolin e tij në serinë televizive bazuar në romanet e Agatha Christie.
Bloom u bë i njohur për publikun me interpretimin e tij në triologjinë “Mbreti i Unazave”, për të vazhduar më pas me sagën e suksesshme “Piratët e Karaibeve”.
Top Channel