Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaci ka shkarkuar nga detyra zv/ministrin e Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit, Gjergj Dedaj.

Ky vendim është marrë pas zbulimit të disa fakteve se ai ka abuzuar me detyrën në periudhën ku ka qënë numri 2 i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Lajmin e bën të ditur zyra e kryeministrit nëpërmjet një deklarate për shtyp. Ky shkarkim vjen pak ditë pas arrestimit të këshilltarit në Ministrinë e Shëndetësisë, Ilir Tolaj.

Top Channel