Kryetari i Partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kundërshtuar vendosjen së një statusi të vecantë për veriun e vendit.

Haradinaj tha se nëse kjo do të ndodhë, atëherë rrezikohet edhe statusi Kosovës. Ai shtoi se qeveria duhet të ketë plane për ta integruar veriun, por sipas tij, kjo nuk po ndodhë për shkak se ekzekutivit të vendit i intereson një gjendje e tillë nga e cila edhe mund të zhvillohet më lehtë korrupsioni.

Kreu i AAK shton se situata në veri të vendit nuk është e mirë dhe për këtë ai ia faturoi fajin kryeministrit Hashim Thaçi dhe presidenti Fatmir Sejdiu.

Top Channel