Ambasadori rus në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, Vitali Churkin ka deklaruar se Rusia shpreson në rifillimin e negociatave për statusin e Kosovës.

“Moska mbështet rifillimin e negociatave mes udhëheqësve serbë dhe atyre shqiptare dhe sinqerisht beson se ato do të vazhdojnë”, ka deklaruar Churkin.

Në një intervistë për një të përditshme serbe, diplomati rus ka shprehur shpresën e tij se pala kosovare do t’i japë përgjigje pozitive kërkesës së Beogradit.

I pyetur për një parashikim të mundshëm mbi vendimin e GJND-së, Churkin është shprehur se, parashikimet nuk kanë asnjë dobi

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA