Tifozja e Paraguajit pozon tek Playboy

14/07/2010 18:15

Tifozja numër 1 e Paraguajit kthehet sërish në qendër të vëmendjes. Larissa Riquelme ka vendosur të pozojë nudo për edicionin brazilian të Playboy.

Lajmin e ka bërë të ditur përfaqësuesi i saj, i cili nuk ka bërë të ditur shifrën e paguar për modelen.

Riquelme gjendet këto ditë në Brazil për të pozuar për një fushatë publicitare për një markë mode mashkullore braziliane, “Los Dos”.

Modelja nuk ka dashur të komentojë prespektivën për të pozuar për Playboy, por ka theksuar se ka ndërmend të sfilojë në karnavalet e Rios vitin e ardhshëm.

“Jam e apasionuar nga futbolli brazilian që kur isha fëmijë dhe gjithnjë ndiqja futbollistë si Roque Santa Cruz, Ronaldo e Kakà, që ishin më të bukurit e botërorit”, është shprehur ajo për mediat braziliane.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA