Lahm martohet me Shatenberg

14/07/2010 20:05

Mbrojtësi i Bajernit të Mynihut, Filip Lahm u martua ditën e martë me të fejuarën e tij Klaudia Shatenberg.

26-vjeçari Lahm kishte vetëm dy ditë që ishte rikthyer nga Afrika e Jugut dhe menjëherë vendosi që të bëjë këtë ceremoni tradicionale në një provincë pranë Mynihut.

Sipas organizatorëve të ceremonisë, çifti kishte kërkuar që të zhvillonin festë private dhe kamerat e fotografët e shumtë nuk u lejuan të xhironin apo të fotografonin përveç pjesës së fillimit në ambient të hapur.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta