“Gërdeci”, dëshmon ish-shefi i SHIU-t

12/07/2010 21:00

Ish-drejtori i Shërbimit Informativ të Ushtrisë, Hysni Gjergji ka dëshmuar para gjykatës së Tiranës për llogari të procesit mbi cështjen e Gërdecit, që po zhvillohet prej muajsh ndaj 29 të pandehurve.

Ish-kreu i shërbimit sekret të ushtrisë i tha gjykatës se, institucioni që ai drejtonte përgjatë viteve 2007-2008 nuk ka patur ndonjë informacion për ndonjë akt të mundshëm sabotazhi, apo kriminal në lidhje me këtë cështje.

Në këtë mënyrë, dëshmia e funksionarit te SHIU-t rrëzon pretendimin e njërit prej të pandehurve, ish-kreut të kompanisë “Meico”, se Gërdeci mund të ketë ndodhur qëllimisht.

Ish-drejtuesi i SHIU-t i tha gjykatës se disa herë kishte patur bashkëpunim me policinë ushtarake përgjatë transportit të municioneve për t’u demontuar në Gërdec.

Gjergji pohoi se kishte mësuar se në Gërdec  po kryheshin punime gjatë disa takimeve jozyrtare, por ai shtoi se nuk e mësoi dot gjatë asaj kohe se kush e kryente procesin e demontimit.

Ish-drejtori i SHIU-t deklaroi se pas ngjarjes se 15 marsit, me kërkesë të kreyministrit, presidentit dhe Këshillit të Sigurisë, SHIU shtoi shërbimet me synimin që cdo informacion, qofte dhe i pavërtetuar, të analizohej e më pas t’i vihej në dispozicion organit të akuzës.

Top Channel