Eshtë një realitet i hidhur i ndodhur para viteve të demokracisë në vendin tonë ku aborti ishte i ndaluar me ligj.

Tani, aborti nuk merr jetën e nënës sic ndodhte vite më parë ku procesi kryhej i fshehtë, me mjete metalike, rrethanore, por është për të ardhur keq për grupmoshat që e kryejnë këtë veprim.

Nuk behet fjale per ato vajza te cilat me deshire vendosin kaq heret te krijojne familje, por per nje tjeter grup, adoleshentet e shkollave te mesme. Vjollca Tare, mjeke-gjinekologe pranon nje fakt te tille. Te rejat gjenden perballe kesaj situate nga mungesa e informacionit per t’u mbrojtur seksualisht.

“Vajzat e reja jane ato qe kryejme shume aborte, por ne u sigurojme nje operacion te mire qe mos kene pasoja. Ka raste qe me kontaktin e pare mbeten shtatezane”, shprehet mjekja. Po keshtu, ka pesuar edhe nje vajze e cila ka kryer nje abort disa vite me pare kur ajo ishte 20 vjec. E detyruar nga mosha e re dhe mos perkrahja e  partnerit per te rritur nje femije, ajo iu drejtua mjekeve. “E kuptova pas nje muaji qe mbeta shtatzene dhe m’u deshen disa dite per t’u menduar perpara se te shkoja te abortoja. Edhe pse isha e fejuar partneri nuk me perkrahu”, pohon ajo.

Efekti psikologjik ne te cilen gjindet nena pas nderprerjes se shtatezanise eshte i rende, sic e ka perjetuar edhe kjo vajze. “Gjate procesit te abortit isha e vetedijshme pasi e kreva me mpirje lokale dhe u ndjeva shume rende, fillova te qaja”, shton vajza. Duhet bere me shume per te ndergjegjesuar te rinjte shqiptare, qofte per te pasur nje marredhenie te mbrojtur, qofte per te njohur e perdorur metodat e planifikimit familjar. Vetem keshtu, ata do te mund te kene me pak pasoja ndaj sterilitetit  apo semundjeve seksualisht te transmetueshme. Kane kaluar vite dhe pjekuria e kesaj vajze nuk do te conte perseri ne aktin qe kreu kur ishte 20 vjec.

Ajo sot eshte e pergjegjshme dhe e gatshme per te perballuar rritjen e nje femije. Pervec problemeve qe mund te shfaqen, pas nje aborti tek nje femer e cila nuk ka lindur kurre, te tjera shqetesime sot jane edhe semundjet seksualisht te transmetueshme. Sipas mjekeve, kjo moshe eshte teper e painformuar per sa u perket semundjeve seksualisht te transmetueshme, ose nuk zbatojne nje mbrojtje kondraceptive. Nese kjo mbrojtje nuk ekziston atehere shume prej femrave qe marrin keto semundje te renda, shpesh here mund te shkojne edhe ne sterilitet.

 

Top Channel