Kryetari i grupit kuvendor socialist, Gramoz Ruci deklaroi se rezoluta e Parlamentit Evropian kërkon që kriza politike në Shqipëri të kalohet domosdoshmërisht, si kusht për integrimin evropian.
Duke folur në sallën e kuvendit, Ruci theksoi se rezoluta tërheq vëmendjen se është përgjegjësia e qeverisë që të gjejë një zgjidhje konkrete për të dalë nga kriza.
“Rezoluta është detyrë shtëpie për ne shqiptarët. është koha që të ulemi në bisedime, ashtu sikurse thoni edhe ju zoti kryeministër. Ne kemi patur nismat tona ligjore, të cilat ju i keni hedhur poshtë”, u shpreh Ruci, duke theksuar se opozita kërkon prej 12 muajsh, atë që kërkohet sot edhe në rezolutën e PE-së.
Nga ana e tij Berisha shprehu gatishmërinë për bashkëpunim dhe garantoi grupet parlamentare se mazhoranca do të konkretizojë rezolutën e PE-së.
Top Channel