Rezoluta e PE, Berisha: Hetim materialeve të votimit

08/07/2010 13:15

Parlamenti Evropian miratoi rezolutat për Shqipërinë dhe Kosovën. Në rezolutën e PE-së për Shqipërinë shprehet keqardhja për ngërcin politik, ndërsa mazhorancës dhe opozitës i kërkohet që të gjejnë një zgjidhje për krizën.

Pas miratimit të saj, disa minuta më vonë në parlamentin shqiptar, kryeministri Sali Berisha përshëndeti këtë zhvillim.

“Kjo rezolutë i kushtoi Kosovës dhe Shqipërisë vëmendjen më të madhe dhe shqiptarët kanë qenë të pranishëm më shumë se kurrë ne Parlamentin Evropian”, tha Berisha.

Berisha garantoi se qeveria shqiptare mbetet e vendosur të ndërmarrë cdo reformë, të zbatojë cdo ligj, cdo vendim që integrimi i vendit në BE, të jetë i merituar dhe i pandalshëm.

“Parlamenti kërkon hetimin e materialeve të votimit të zgjedhjeve të 28 qershorit dhe përcakton këtë objekt hetimi të komisionit perlamentar, si dhe permend amendamentet për zgjedhjet e ardhshme. I bëj thirrje opozitës që të nisim bashkë sa më parë shqyrtimin e materialeve të votimit”, u shpreh Berisha.

Kreu i qeverisë premtoi sërish shumicën dhe drejtimin e komisionit nga opozita.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA