Në minierë edhe pse u rrezikua nga vdekja

08/07/2010 12:30

39-vjeçari, Zihni Murati që para tri ditëve, u bllokua për 7 orë brenda në një galeri të braktisur teksa po mblidhte gurë kromi edhe pse pa vdekjen e sigurtë me sy, tregon se do t’u rikthehet përsëri vrimave të tilla vdekjeprurëse, pasi është e vetmja mundësi e tij për të ushqyer me bukë fëmijët.

Ai tregon se jane kushtet ekonomike qe me detyrojne te hyje ne ato galeri te pa sigurta per te mbajtur 5 anetaret e familjes se tij.

Edhe bashkeshortja e minatorit thote se galerite e kromit jane e vetmja mundesi jetese.

Nevoja per te siguruar kushtet minimale te jeteses detyron me mijera banore te zonave ku nxiret krom te mos marrin parasysh rrezikun. Ne keto galeri kane humbur jeten me dhjetra minatore qe paguhen shume pak, dhe kjo ndodh sa here ne tregjet nderkombetare rritet cmimi i ketij minerali.

Me dhjetra firma punojne ne kushte skandaloze te sigurise dhe me nje teknologji primitive per te nxjerre mineralin e kromit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA