Kapet arsenal armësh
08/07/2010 09:50
Drejtoria e policisë së Lezhës ka arrestuar shtetasin Arben Simony 40 vjeç, person me preçedent penal.
Ai u ndalua per shkak se gjatë një operacioni të policisë në lagjen Sheher në banesën e tij u gjetën një sasi e konsiderueshme armësh dhe municionesh.
Ato ishin futur në një fuçi jashtë banesës së tij dhe në të u gjetën një automatik kallashnikov, një mitraloz i rëndë, një pushkë njëzetshe.
68 granata, 35 kilogramë tritol dhe fitil zjarrpërcjellës si dhe disa mijëra fishekë.
Policia ka kërkuar të gjithë zonën për të gjetur armatime.
Top Channel