Dekretet e presidentit për anëtarët e Gjykatës së Lartë nuk patën mundësi të vlerësohen në Komisionin e Ligjeve me votat e demokratëve dhe socialistëve.
Opozita braktisi mbledhjen, kur do te votohej opinioni per 2 prej kandidateve, Mehdi Bici dhe Sokol Çomo.
Megjithese nje dite me pare kembengulen qe relacionet te shqyrtohen ne kete seance, ata ndryshuan papritur qendrim duke kerkuar me shume kohe ne dispozicion.
Por demokratet vazhduan votimin me diskutimin e dy kandidaturave, duke miratuar ne unanimitet propozimin per gjyqtarin Mehdi Bici, dhe duke rrezuar po ne unanimitet kanditaturen e Sokol Çomos.
Kandidatura e gjyqtarit Mehdi Bici u miratua pasi demokratet shprehen bindjen per integritetin e tij moral dhe profesional.
Kandidatura e avokatit Sokol Çomo u rrezua pasi demokratet e cilesuan ate nje person me influence te theksuar politike.
Nje vleresim i tille nuk pritet te behet per kandidatuten e trete, prokurorin Vexhi Muçmata. Por nga seanca e nje dite me pare demokratet kane lene te kuptohet se nuk do te japin pelqimin e tij gjate votimit te hapur ne parlament, ndoshta javën e ardhshme.
Top Channel