Katër persona të gjithë minorenë janë arrestuar nga Drejtoria e Policisë së Fierit me akuzën e vrasjes dhe plagosjes me dashje.
Ndalimi i tyre u bë në orët e para të mëngjesit të sotëm. Të gjithë minorenët janë nga Patosi dhe sipas policisë arrestimi i tyre është bërë bërë për arsye se më datën 6 korrik rreth orës 20.30 në qytetin e Patosit ne vendin e quajtur lagja “Naftetari”, keta shtetas ne bashkepunim me njeri-tjetrin dyshohen se kane vrare duke qelluar me thike per motive te dobeta nje adoleshent nga Patosi si dhe kane plagosur rende nje 18-vjecar nga Patosi,i cili aktualisht eshte jashte rrezikut per jeten.
Nje ngjarje e ngjashme ka ndodhur pak minuta para mesnates edhe ne Elbasan. Ne lagjen ‘5 Maji ne ambjentet e nje lokali nje 22 vjecar eshte goditur me thike, per shkak te plageve humbi jeten ne spital. Policia arrestoi nje 33-vjecar nga Elbasani i akuzuar per kete krim.
Top Channel