Në Kosovë janë regjistruar muajt e fundit 15 kërkesa nga shtetas të ndryshëm për azil. Kryesisht ata janë nga Autoriteti Kombëtar Palestinez, Somalia, Afganistani, Shqipëria dhe Serbia.

Qëndrimi ilegal i shtetasve të huaj në Kosovë më shumë së 90 ditë dhe mos lajmërimi në Drejtorinë për Migrim dhe të Huaj merren masa dhe personat e tillë largohen nga Kosova.

Drejtori i Drejtorisë për Migrim dhe të Huaj, Refki Morina theksoi se në 135 raste në këtë gjashtëmujor është dhënë urdhri për largim të shtetasve të huaj.

Top Channel