Pushimet jashtë vendit sfidojnë krizën

06/07/2010 08:40

Për fierakët nuk ka krizë ekonomike. Shumë banorë të qytetit të Fierit edhe për këtë sezon veror kanë preferuar që pushimet t’i kalojnë jashtë vendit, duke sfiduar kështu krizën ekonomike.

Kjo vërtetohet nga të dhënat e agjencive turistike, që operojnë aktualisht në këtë qytet. Ato sqarojnë se janë bërë me dhjetëra prenotime për pushime jashtë vendit.

Operatorët turistikë në Fier thonë se kanë nisur prej më shumë se dy javësh prenotimet për pushime jashtë vendit, dhe fluksi i tyre nuk ka ndryshuar aspak krahasuar me vitet e tjera.

Madje ata shtojnë se sivjet këto prenotime kanë qenë në rritje. Vendet më të preferuara vazhdojnë të jenë Turqia, Kroacia, Dubai, Mali i Zi dhe Egjipti, por nuk mungojnë edhe prenotimet për në bregdetin e Spanjës apo të Karaibeve.

Top Channel