Ilaçet e onkologjikut, në fund të verës

06/07/2010 08:50

Ilaçet specifike, barnat spitalore në shërbimin e onkologjikut do të mbërrijnë të gjitha dhe në masë të gjerë në fund të verës, në muajin gusht.

Lajmi është konfirmuar nga drejtoria spitalore e qendrës universitare “Nënë Tereza”. Mungesa e disa medikamenteve do të plotësohet përfundimisht deri në fund të sezonit të verës.

Por sipas QSUT-së, një pjesë e medikamenteve ka mbërritur pavarësisht se pjesa dërrmuese e barnave spitalore, pritet të mbërrijnë pas dy muajsh.

Problemi i vonesave kanë qenë procedurat tenderiale, të cilat sipas procedurave ligjore, kanë afate konkrete për t’u respektuar nga blerjet deri te furnizimi me shumicë i ilaçeve të nevojshme.

Top Channel