Tiranë, hidhet nga kati i dhjetë shtetasi francez
04/07/2010 08:30
Një shtetas francez ka getur vdekjen pasi është hedhur nga kati i dhjetë i një pallati pranë stadiumit “Qemal Stafa” në kryeqytet.
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm për motive ende të paqarta.
Policia që ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet, nuk zbardh emrin e viktimës, por mësohet se bëhet fjalë për një 36 vjecar që punonte në kompaninë e prodhimit të pasaportave biometrike, Sagem.
Top Channel