Policia bashkiake mbyll lokalet në zonën e ish bllokut

04/07/2010 11:50

Ne orët e vona të mbremjes së të shtunës policia bashkiake ka ushtruar një aksion për mbylljen e lokaleve në zonën e ish bllokut.

Muzika teper e lartë në këto lokale, ne disa prej tyre bokse të nxjerra jashtë, ka shqetësuar banorët e zonës, të cilët nuk i kanë reshtur ankesat e tyre pranë bashkisë.

Kjo ka bere qe pas ores 23:00 te se shtunes policet bashkiake te zbarkojne ne zonen e ish bllokut duke nxjerre jashte te rinjte qe kishin zgjedhur te benin jete nate, e duke surprizuar pronaret e lokaleve te cilet as nuk ishin paralajmeruar per kete aksion dhe qe prej 6 muajsh nuk kishin pare polic te bashkiakes te paraqiteshin per t’u komunikuar uljen e muzikes apo mbylljen e lokalit pas kesaj ore.

Top Channel