Mandela mund të jetë në finale

04/07/2010 18:00

Ish-presidenti afrikano-jugor, Nelson Mandela mund të jetë pjesëmarrës mes tifozëve në finalen e madhe të 11 korrikut.

Kështu shprehet Komiteti Organizativ i evenimentit futbollistik më të madh, ku sqarohet më tej se lideri i Afrikës së Jugut ka ftesë në çdo ndeshje të këtij Botërori.

“Nëse mundet dhe dëshiron të jetë pjesëmarrës, Mandela e ka ftesën e përhershme tonën për të gjitha ndeshjet e Botërorit. Do të ishim mjaft të lumtur nëse do të ishte i pranishëm në finale, nëse jo do ta kuptojmë”, thuhet në deklaratën e Komitetit Organizativ të Botërorit.

Nelson Mandela, 91 vjeç, duhej të merrte pjesë në ndeshjen e hapjes së Botërorit afrikan por një fatkeqësi familjare anuloi në momentin e fundit prezencën e tij.

Top Channel