Bulqizë, minatori i bllokuar nxirret nga miniera

04/07/2010 12:45

Dje rreth orës 15:30 në minierën e Bulqizës, ka ndodhur një ngjarje e rëndë në një nga galeritë private në zonën D.

Një masiv i madh materiali është shembur duke bllokuar frontin ku punonin minatorët, ku për fat të keq një prej tyre ka ngelur i bllokuar, ndërsa të tjerët arritën të dalin.

Bëhet fjalë për 39 vjecarin Zehni Murati, i cili ngeli i bllokuar nga materiali per rreth 6 ore rresht. Ne vendngjarje ka shkuar menjehere policia per te bere te mundur nxjerrjen e minatorit nga galeria, 400 metra nga hyrja e tunelit.

Ka qene i pamundur zhbllokimi i minatorit pasi materiali ishte shume i madh, keshtu qe eshte thirrur ndihma e avari-shpetimit nga Tirana se bashku me inspektoret e RISHM-it ku sebashku me policine bene te mundur zhbllokimin e minatorit pas 6 oresh duke i shpetuar jeten.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA