Shkodër, Topalli takon maturantët

03/07/2010 18:25

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli është takuar me maturantët me rezultatet më të larta në qytetin e Shkodrës, të cilët i ka inkurajuar të vazhdojnë në këtë rrugë, për t’u bërë jo vetëm krenari për qytetin e tyre, por për gjithë Shqipërinë.

Duke i cilësuar këta nxënës si avokatët më të mirë të kombit, zonja Topalli theksoi se ata janë e ardhmja më e sigurtë e tij.

Një falenderim të vecantë kryetarja e Kuvendit ia ka drejtuar mësuesve të qytetit të Shkodrës dhe jo vetëm, të cilët punojnë cdo ditë me përkushtim maksimal për rritjen dhe formimin e brezit të ri.

Top Channel