PD, akuza Ramës për autonominë

03/07/2010 15:10

Deputetët demokratë të Tiranës, bashkë me të zgjedhurit vendorë të Lëvizjes Socialiste për Integrim në minibashkine 6 në kryeqytet, akuzuan kryetarin e Bashkisë Edi Rama se po shkel rende autonominë lokale, duke penguar funksionimin e minibashkive sipas ligjit të decentralizimit.

“Refuzimi i vazhdueshem i z. Rama per te respektuar ligjin, eshte nje rast i qarte i standardeve te dyfishta te sjelljes politike te tij.Dhunimi i parimeve baze te decentralizimit te pushtetit vendor nga ana e kryetarit te Bashkise se Tiranes  ka bllokuar te gjitha zhvillimet ekonomike dhe sociale ne te gjitha keto minibashki”, u shpreh Nishani.

“Ku shkojne taksat e qytetareve? Ka nje vit qe nuk mbledh Keshillin Bashkiak dhe nuk miraton buxhetin”, thotë Luzhiana Abazi.
 
Kur ka mbetur me pak se nje vit nga zgjedhjet e ardhshme lokale te tilla ceshtje priten te jene ne fkusin qendror te partive politike, vecanerisht per bashkine e Tiranes.

Top Channel