Motorat, sërish kërcënim

03/07/2010 14:20

Vendimi i Ministrisë së Brendshme për ndalimin e motorave të ujit në bregdet duket i vështirë për t’u realizuar. Per pjesen me te madhe te te rinjve, kjo eshte nje forme defrimi prej se ciles e kane te veshtire te heqin dore.

Por per familjaret dhe femijet, ata paraqesin rrezikshmeri. Levizja me shpejtesi dhe shpesh edhe prane bregut krijon shqetesim per turistet familjare.

Ne bregdetin shqiptar numri i motoreve te uji eshte rritur ndjeshem vitet e fundit, pasi per shume te rinj e te reja, eshte nje forme argetimi mjaft i preferuar. Por ndryshe nga vendet e tjera ne Shqiperi mungon nje vije ndarese mes zonave ku lahen njerezit dhe zones, ku mund te lundrojne motorrat.

Top Channel