Ministria: Adresari shkel privacinë
03/07/2010 15:25
Ministria e Brendshme i ka kërkuar qytetarëve që të mos plotësojne formularin e bashkisë së Tiranës, që u është shpërndarë një javë më parë pasi në të shkelet privacia e qytetarëve.
“Ministria e Brendshme u bën thirrje qytetarëve të mbrojnë të drejtën për privacinë për të dhënat e tyre personale, të jenë të kujdesshëm dhe mos plotësojnë të dhënat që u kërkon Rama”, tha zëdhënësi i Ministrisë, Fatmir Konja.
Sipas zyres se shtypit te Ministrise se Brendshme, kerkesa e tyre eshte mbeshtetur edhe nga Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, i cili ka sqaruar se janë anashkaluar kërkesat e ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale, kërkesat e nenit 35 të Kushtetutës.
Top Channel