Bulqizë, bllokohet në galeri minatori

03/07/2010 16:15

Një minator ka mbetur i bllokuar në minierën e Bulqizës, për shkak të një shembjeje të ndodhur nën tokë.

Sipas informacioneve të fundit, 62 vjecari Dhimi Murati ishte duke punuar në minierë, kur papritur galeria u shëmb duke e zënë poshtë.

Autoritetet lokale njoftojnë se policia po ndërhyn nga të dyja anët për të nxjerrë mintatorin.

Top Channel