Tiranë, grabitet filiali i një banke

02/07/2010 20:00

Filiali i një banke është grabitur nga nje person i armatosur pasditen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës.

Lajmin e bëjnë të ditur burime policore zyrtare, sipas të cilave përmes kërcënimeve autori ka detyruar personelin e bankës t’i japë atij një shumë të konsiderueshme parash.

Më pas, saktësojnë burimet, grabitësi i maskuar është larguar nga vendi i ngjarjes.

Burimet shtojnë më tej se agjentët e anti-krimit kanë nisur nga banka hetimet për identifikimin dhe arrestimin e tij.

Top Channel