
Ministri i Jashtëm Ilir Meta deklaroi se kushtëzimi i marrëdhënieve të opozitës me parlamentin kontribuon negativisht për ligje të caktuara, por nuk dëmton qeverinë.Numri dy i qeverisë theksoi se opozita duhet të bashkëpunojë për reformën zgjedhore, duke sjellë fillimisht propozimet për të gjitha amendamentet.
“Qeveria është e blinduar në qëndrimin e saj me votat që ka,falë edhe ndryshimeve kushtetuese që u bënë natën e 21 prillit nga dy partitë e mëdha. Por opozita po kontribuon në mënyrë negative për ligje që i duhen biznesit, drejtësisë, duke shënuar një investim destruktiv”, u shpreh Meta.
Sipas tij se ky qëndrim mund të jetë lapsus dhe jo një politikë e mirëstudiuar nga ana e lidershipit të opozitës.
Meta thekson se nëse opozita do t’i ishte drejtuar Gjykatës Kushtetuese, situata do të ishte zgjidhur prej kohësh.
Top Channel