Rama: Kriza politike po thellohet më shumë
02/07/2010 13:35
Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama deklaroi se kriza politike është sot më e thellë, ndërsa i bën apel kryeministrit Sali Berisha që të zgjidhë situatën.
Në një bashkëbisedim me gazetarët në selinë e PS-së, Rama deklaroi se qeveria nuk po mbledh dot para nga taksat kryesore dhe në 5 muaj ka marrë 12.5 miliardë lekë nga depozitat e qytetarëve.
“Familjet shqiptare po marrin rritje pensionesh nga depozitat e tyre. Berisha me marrjen e këtyre borxheve po fut në kolaps ekonominë”, tha Rama, duke theksuar se kriza ekonomike po thellohet gjithnjë e më shumë.
Top Channel