Meta: Në zgjedhje edhe me kodin e vjetër

02/07/2010 15:35

Zëvendëskryeministri Ilir Meta, partia e të cilit kërkon me ngulm nisjen e reformës zgjedhore, ka deklaruar se refuzimi i Partisë Socialiste për të dhënë konsensus nuk do të pengojë zhvillimin e zgjedhjeve lokale vitin e ardhshëm. (UPDATE)

Zoti Meta mbajti kete qendrim duke i kujtuar liderit te opozites Edi Rama bashkepunimin me kryeministrin Berisha 2 vjet me pare per ndryshimin e Kushtetures dhe te Kodit Zgjedhor.  

Numri dy i qeverise i beri keto deklarata pas firmosjes se nje marrveshjeje dypaleshe me Spanjen, e cila sapo ka lene presidencen e radhes se Bashkimit Europian. Ambasadori Montobio u ka bere edhe nje here thirrje partive politike te zgjidhin mosmarreveshjet.

“Ka qene ushtrimi i nje presidence ne kushte te veshtira, sepse Shqiperia ka qene dhe eshte ne nje moment te veshtire, qe deshirojme ta kaperceje, mbi te gjitha per veten e saj dhe per nje te ardhme me te mire per vendin, por njekohesisht edhe per pasojat qe kjo ka ne lidhje me perspektiven europiane. Ne kete kuptim, miqte e vertete jane ata qe te thone te verteten, ashtu si ata e shohin situaten”, tha Montobio.

Ndërkohë Meta u shpreh se: “ Të deklarosh se nuk do të votoj më asnjë ligj, asnjë ligj që i shërben integrimit evropian të vendit, ky nuk është një dëm që i bëhet Qeverisë, sepse Qeveria, sikurse të gjithë e dinë, me 71 vota është e blinduar në funksionimin e saj, në mënyrë të veçantë falë ndryshimeve kushtetuese që u bënë natën e 21 prillit”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA