Kur binte muri shqiptar i Berlinit

02/07/2010 15:30

Nje ekspozitë fotografike nga 2 korriku 1990 dhe ditet dramatike qe pasuan ate ka shenuar hapjen e nje serie aktivitetesh te organizuara nga qeveria shqiptare për të shenuar 20-vjetorin e rrëzimit të regjimit komunist në Shqipëri.

Ose, sic e quan kryeministri Sali Berisha, nisjen e rrezimit te Murit te Berlinit ne vendin e fundit komunist te Europes. Ngjarja e ambasadave per kryeministrin Berisha eshte nje nga momentet e rendesishme historike per shqiptaret, sepse ata njerez te guximshem u dhane shqiptareve shprese, duke u larguar friken 45-vjecare te erresires dhe izolimit diktatorial.  

“Ata u ngritën me një heroizëm dhe trimëri, e cila zgjoi një popull të tërë, por mesazhi i tyre pati një jehonë të gjerë europiane dhe botërore. Atyre që menduan se shqiptarët nuk do të mund të çlirohen për shkak të indoktinimit të tyre të thellë, varfërisë dhe mjerimit që dobëson më shumë se çdo gjë tjetër qenien njerëzore, djemtë e vajzat, të rinjtë e Tiranës, më 2 korrik, u dhanë mesazhin tjetër, ne jemi këtu për t’u bashkuar me ju”, u shpreh Berisha.

Ngjarjet e 2 korrikut 90 kryeministri Berisha i kujtoi edhe me familjen e Artin Bashes, te riut qe u ekzekutua nga sigurimi i shtetit ne perpjekje per te hyre ne ambasaden gjermane.

20 vjet pas 2 korrikut te ambasadave, shqiptaret po presin te levizin te lire pa viza ne Europe, nje arritje historike qe te rinjte po presin ta realizojne me padurim. Por, qe ne fakt, i duhet kushtuar brezit qe kaloi rinine ne diktature dhe beri te mundur qe sot shqiptaret te jetojne me dinjitetin e njeriut te lire. 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA