Hamallaj, 9 në pranga

02/07/2010 15:00

Drejtoria e Policisë së Durrësit ka njoftuar arrestime të disa prej banorëve të zonës së Hamallajt në Durrës si pjesëmarrës në veprimet e dhunshme ndaj policise së rendit, mëngjesin e së enjtes.

Sipas policise rreth orës 09.40 një grup prej rreth 200-250 personash, kryesisht banorë të kësaj zone, të organizuar e grumbulluar në mënyrë të paligjshme, me veprimet e tyre kanë penguar, kundërshtuar e goditur shërbimet e Policisë në detyrë.

Megjithë negociatat si dhe thirrjet e kryera nga shërbimet tona për shpërndarje dhe moskryerjen e veprimeve të mëtejshme me qëllim shmang’jen e incidenteve, ky grup personash duke kundërshtuar me dhunë, ka qelluar me gurë, sende të tjera të forta e shishe të mbushura me benzinë në drejtim të punonjësve të Policisë.

Për pasojë kanë marrë dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit disa punonjës policie, tre nga të cilët ndodhen nën trajtim mjekësor pranë Spitalit Ushtarak Tiranë. Gjithashtu si rezultat i këtyre veprimeve janë dëmtuar lehtë edhe disa banorë, pjesëmarrës në këtë grumbullim. Te ndaluarit deri me tani jane gjithesej 9 dhe nje prej tyre rezulton te jete efektiv i policise se burgjeve.

Ata akuzohen per Organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime e manifestime të paligjshme”,  “Pengim i mjeteve të transportit”, “Prishje e  rendit dhe qetësise publike” dhe “Goditje për shkak të detyrës e kryer në bashkëpunim”. Nderkon vazhdon puna per identifikimin e personave qe jane perfshire ne aktet e dhunshme. Nga ana tjeter po hetohet edhe grabitja qe persona te prezantuar si police I bene kameramanit te top channel ne durres menjehere pas incidenteve qe ndodhen ne Hamallaj.

Top Channel