Gjoba, reagon shoqata e Televizioneve Komerciale Europiane

02/07/2010 16:00

“Stacionet Televizive Europiane denojne gjoben ndaj Top Channel”. Kështu thuhet në faqen zyrtare të shoqërise së Televizioneve Komerciale Europiane, e cila ka nisur procesin e informimit ndaj te gjitha institucioneve te rendesishme.

Njoftimi derguar OSBE-së,Keshillit te Europes, Komisionit dhe Parlamentit Europian, shpreh mbeshtetjen ndaj televizionit shqiptar Top Channel per ceshtjen gjyqesore mbi filmimet e fshehta. Ne te permendet vendimi i Gjykates se Tiranes per demshperblimin e ish-ministrit te Kultures Ylli Pango ne vleren 400 000 €, per shkak se u perdoren kamerat e fshehta,”te cilat treguan qe ministri kerkonte favore seksuale ne kembim te vendit te punes, cfare per pasoje cuan ne shkarkimin e tij nga detyra”, thuhet ne komunikate.

Ross Biggam, Drejtori i Përgjithshëm i Shoqerise ben thirrje dhe ne njoftimin zyrtar se po shkelen normat e pranuara europiane mbi gazetarinë investigative dhe pavarësinë e medias.

“Duke patur parasysh seriozitetin e akuzat e bëra ndaj ish ministrit, në shumë juridiksione Europiane, interesi publik për qytetarët qe te njohin detajet e këtij rasti do të peshonte më shumë se çdo pretendim privatësie të bërë nga ish ministri, vecanerisht pasi nuk ka mjete të tjera me të cilat Top Channel do te mund te permbushte detyrimin e tij për të vertetuar ndjekjen qe kishin,” thote Biggam.

Ai shton me tej se “Shqipëria është angazhuar tashmë për arritjen e standardeve europiane, mbi pavaresine e medias dhe lirinë e raportimit, përmes anëtarësimit  në Këshillin e  Europës dhe ne marrëdhënie me Bashkimin Europian si një vend potencialisht kandidat. Këto standarde lejojnë transmetuesit dhe mediat qe të hetojne abuzimet e mundshme të postit politik. Në rast se kjo ceshtje do te apelohet,në Tiranë ose përfundimisht në Strasburg, Top Channel mund të llogarisë në mbështetjen e transmetuesve, gazetarëve dhe shoqatave te mediave europiane» perfundon njoftimi zyrtar.

Shoqeria e Televizionve Komerciale Europiane, themeluar ne 1989, përfaqëson interesat e sektorit privat te transmetuesve në Europë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA