Presidenca belge, prioriteti në Ballkan, Mali i Zi

01/07/2010 19:45

Lagjia europiane ndryshoi ngjyrat sot. Slloganet e spanjollëve u zëvendësuan në selinë e Këshillit me ato të mikëpritësve belgë.

Kryeqendra europiane do të festojë për 3 ditë me radhë udhëheqjen e BE-së nga vendi i birrës, cokollatave e specialistëve të patateve të skuqura.

Ne 6-muajt e presidences belge, shqiptaret dhe boshnjaket presin qe te merret vendimi per heqjen e regjimit te vizave. Ne rastin me te mire parashikohet qe ky vendim te merret nga Keshilli i Ministrave te Brendshem Europiane ne nentor, por kjo nuk eshte perfshire ende zyrtarisht ne axhenden belge.

Ne fillim te nentorit Komisioni pritet te publikoje opinionin nese Shqiperia e Mali i Zi i plotesojne ose jo kushtet per marrjen e statusit kandidat. Per Belgjiken, Mali i Zi eshte vendi favorit i Ballkanit, me prane celjes se negociatave per antaresim nese nje gje e tille rekomandohet nga Komisioni. Per Kosoven i vetmi hap konkret mund te jete strategjia per liberalizim te mundshem te vizave ne te ardhmen, meqenese statusi i saj nuk njihet ende nga te gjitha shtetet e BE-se.

Presidenca Belge premton se do te tentojne qe gjate mandatit te saj te caktohet nje date se kur do te antetaresohet Kroacia ne BE. Per Maqedonine nuk premtohet asnje date per celjen e negociatave per antetaresim, me argumentimin se kjo ceshtje mbetet peng i mosmarrveshjes per emrin me Greqine.

Ne shtator pretendohet se vendet antare mund te diskutojne per t’i dhene ose jo mandat Komisionit qe te pergatise opinionin mbi aplikimin e Serbise per statusin kandidat. Belgjika nis udheheqjen e BE-se me nje qeveri teknike, e cila mund te zevendesohet nga nje ekip i ri politikanesh, nese kesaj radhe nuk do te perseritet shembulli i  2007, ku u deshen plot 9 muaj per te formuar nje qeveri.  

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA