Forcat e policisë së komisariatit të Shijakut në bashkëpunim me të Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Durrësit, arrestuan pasditen e enjte shtatë persona.
Të ndaluarit dyshohet se në bashkëpunim me disa të tjerë u shkaktuan dëmtime të rrezikshme për jetën 3 punonjësve të policisë, që po kryenin detyrën në mbështetje të Inspektoriatit Ndërtimor në zonën bregdetare të Hamallajt, 30 km në veri të Durrësit.
Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së qarkut, bënë të ditur se Alfred Kukaj, 26 vjeç, Pjetër Kaçi, 65 vjeç, Avni Rustemaj, 55 vjeç, Edmir Osmanaj, 32 vjeç, Mentor Çekrezi, 27 vjeç, Abedin Rustemaj, 38 vjeç dhe Agim Rustemaj, 52 vjeç, kanë përfunduar në pranga pasi u organizuan e grumbulluan në menyrë të paligjshme, bllokuan rrugën e automjeteve dhe hodhën sende te forta kundër punonjësve të Policisë e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë.
Top Channel